Ballina Kronika Fushë-Krujë, sherr me thika në oborrin e një mobilerie në Nikël, plagosen...

Fushë-Krujë, sherr me thika në oborrin e një mobilerie në Nikël, plagosen 2 vëllezërit, në kërkim autorët

53
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme, rreth orës 20:30, në oborrin e një mobilerie në Nikel në Fushë-Krujë, ku gjatë një konflikti të çastit dyshohet për motive të dobëta shtetasit Halil Caca dhe Ronald Caca, rreth 31 vjeç dhe 23 vjeç, janë goditur me thikë nga  Ardian dhe Gazmir Xheka.

Aktualisht të plagosurit ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim.