Ballina Kronika Atentati ndaj Arjan Ndojit/ SPAK kërkon burg përjetë për Plaurent Dervishajn, 35...

Atentati ndaj Arjan Ndojit/ SPAK kërkon burg përjetë për Plaurent Dervishajn, 35 vite në qeli edhe për Julian Meçen

98
0

Prokuroria e Posaçme ka lexuar pretencën ndaj të pandehurve Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçe, në një proces që u zhvillua në mungesë të tyre në sallën e gjyqit.

Pretenca u paraqit nga prokurori Adnan Xholi, i cili kërkoi dënime të rënda për të dy të pandehurit.

Sipas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, për Plaurent Dervishajn është kërkuar dënimi me burgim të përjetshëm, ndërsa për Julian Meçen është kërkuar një dënim prej 35 vitesh burg.

Procesi është pjesë e hetimeve të SPAK ndaj çështjeve të krimit të organizuar, ndërsa pritet që gjykata të shqyrtojë dhe të vendosë mbi kërkesën e prokurorisë në seancat e ardhshme.