Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë një parashikim lidhur me kushtet meteorologjike për fundjavën.
Sipas të dhënave, të gjithë qarqet e vendit do të dominohen nga kushte të paqëndrueshme, me shtrëngata dhe reshje shiu, që do të variojnë në intensitet sipas zonave.
Po ashtu, fundjava do të vijë me ulje temperaturash dhe erë kryesisht në bregdet.
Reshjet:
Sot pasdite dhe nesër, e shtunë datë 9 maj, priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër. Në qarqet Fier, Berat dhe Korçë priten reshje mesatare, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta deri lokalisht. Reshjet pritet të jenë në formë shtrëngate në shumicën e qarqeve.
Shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve, mund të krijojnë probleme të ndryshme, si rrëshqitje të dherave dhe vërshime të ujit në zonat urbane të lokalizuara, në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarqet Dibër, Lezhë, Durrës, Vlorë dhe Gjirokastër.
Temperatura:
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 15 / 19 °C
në vendet e ulëta: 14 / 17 °C
në vendet malore: 9 / 15 °C
Era:
Sot pasdite dhe nesër, era pritet të fryjë mesatare deri e fortë, kryesisht në bregdet







