Ballina Rajoni Greqia në prag të përgatitjes së rregullores së re: Do të ndalohen...

Greqia në prag të përgatitjes së rregullores së re: Do të ndalohen skuterat elektrikë për personat nën 18 vjeç

62
0

Greqia është duke përgatitur rregullore të reja për sa u përket skuterave elektrikë, nisur nga një seri aksidentesh të rënda të  regjistruara ditët e fundit, sipas Ministrit të Rendit Publik Michalis Chrysochodis.

Teksa po fliste për Skai TV, ai shpjegoi se masa e parë e propozuar do të ishte një ndalim i plotë i përdorimit të skuterit për të gjithë personat nën moshën 18 vjeç. Më tej ai shtoi edhe planet për të futur sigurimin e detyrueshëm, përfshirë edhe për skuterat që merren me qira.

Por sqaroi se palëve të dëmtuara aktualisht u mungojnë mekanizma të qartë kompesimi.

Masa e tretë që pritet të merret ka për synim rregullimin e parkimit të papërshtatshëm të skuterave që shpesh lihen në trotuare. Ai shtoi se bashkitë duhet të zbatojnë rregulla më të rrepta parkimi, si edh etë kufizojnë lejet e funksionimit.