Ballina Politika ‘Jemi para Gjermanisë dhe Suedisë’/ Rama vlerëson prokurimet publike, ‘harron’ pengmarrjet tek...

‘Jemi para Gjermanisë dhe Suedisë’/ Rama vlerëson prokurimet publike, ‘harron’ pengmarrjet tek AKSHI i familjes

53
0

Edi Rama deklaroi sërish sot se Shqipëria është përpara Gjermanisë, por në një fushë tjetër. Këtë herë ai tha se Shqipëria është përpara Gjermanisë në fushën e prokurimeve publike. Rama citoi disa të dhëna nga Gjykata Europiane e Llogarive.

“Nëse e vendosim në kontekst pozicionin e vendit tonë në indikatorët thelbësor që përcakton BE, konkurrueshmëria, dhe po të shohim në tabelën e konkurrueshmërisë pozicionin e vendit tonë, nëse në mesatare kontratat me një ofertues të vetëm përbëjnë 32,3 për qind të kontratave në vendet e BE, për Shqipërinë janë në masën 23,5 për qind. Nëse në shtetet anëtare janë një grup i madh vendesh që fillojnë nga 57,4 dhe zbresin në 35,8 për qind, Shqipëria është midis tyre dhe vendeve si Suedia 22,9, Gjermania 22,6. Vendi ynë është mbi këto me shumë pak, pra me 23, 5 për qind,” tha Rama.

Ndërkohë, vetëm para disa muajsh, vetë BE publikoi progres-raportin me kritika shumë të forta për këtë fushë. Në raportin e fundit të BE-së për Shqipërinë, prokurimet publike përmenden si fushë problematike. Aty thuhet që kuadri ligjor është vetëm pjesërisht i përafruar me acquis të BE-së.

-Ka shqetësime për procedura pa konkurrencë dhe përjashtime nga tenderat e hapur.

-Legjislacioni për PPP-të dhe koncesionet mbetet jo plotësisht në përputhje me standardet e BE-së.

-BE thekson rrezikun e negociatave direkte dhe mungesës së transparencës në disa raste.

Ndërkohë kulmi është AKSHI, agjencia kombëtare e informacionit që njihet edhe si kopshti privat i familjes Rama. Aty janë shënuar edhe pengmarrje për çështjen e tenderave ku sipas opozitës është e përfshirë direkt familja e Edi Ramës. Këto pengmarrje po hetohen nga Prokuroria Speciale.