Ballina Aktualitet Telashe të tjera për Aeroportin e Vlorës/ Erdhi për menaxhimin, aeroporti i...

Telashe të tjera për Aeroportin e Vlorës/ Erdhi për menaxhimin, aeroporti i Mynihut likujdon degën në Shqipëri

62
0

Kompania që menaxhon aeroportin e Mynihut ka vendosur të mbyllë degën e saj në Shqipëri duke braktisur përfundimisht projektin për menaxhimin e Aeroportit të Vlorës. Kapitali ka mësuar se bordi i drejtorëve të shoqërisë Munich Airport International GmbH ka vendosur mbylljen përfundimtare të degës së hapur në Shqipëri, përmes likujdimit të saj.

“Bordi i drejtorëve ka vendosur që është në interesin më të mirë të shoqërisë t’i ndërpresë veprimtaritë e degës së saj në Shqipëri dhe të fillojë proçedurat përkatëse të likujdimit dhe çregjistrimit në përputhje me legjislacionin shqiptar,” thuhet në vendimin e Bordit të Munich Airport International GmbH.

Telashe të tjera për Aeroportin e Vlorës/ Erdhi për

Kompania që menaxhon aeroportin e Mynihut erdhi në Shqipëri në mars të vitit të kaluar me qëllimin e vetëm për operuar Aeroportin e Vlorës. Sipas kontratës koncesionare, kompania ndërtuese Vlora International Airport është e detyruar ta japë tek një kompani me eksperiencë operimin 35 vjeçar të aeroportit të Vlorës, pasi asnjë prej aksionerëve të saj, si Mabco e Pacollit ashtu dhe 2A Group e Valon Ademit, nuk kanë përvojë në operimin e aeroporteve.

VIA kishte paraqitur tek qeveria shqiptare një marrëveshje me aeroportin e Mynihut për përmbushjen e këtij kushti. Madje Behghet Pacolli e ka deklaruar dhe publikisht se aeroporti i Vlorës do të menaxhohej nga shoqëria e Aeroportit të Mynihut.

Por pas sherrit mes tij dhe Valon Ademit, aeroporti i Mynihut ka vendosur të largohet duke e lënë Pacollin dhe Ademin në konfliktin e tyre. Me largimin e kësaj shoqërie, aeroporti i Vlorës ka dhe një tjetër problem madhor përtej ndërtimit, i cili ka gjasa të mos përfundojë as për këtë vit. Kush do ta menaxhojë atë, nëse ndërtimi i aeroportit përfundon një ditë.