Ballina Lifestyle Dalin detajet për ish-burrin e dytë të Mimoza Ahmetit

Dalin detajet për ish-burrin e dytë të Mimoza Ahmetit

83
0

Marrëdhënia mes Inida Gjatës (Zhakut) dhe Mimoza Ahmetit në “Ferma VIP” duket se ka pësuar një krisje të fortë, duke nxjerrë në dritë detaje nga e kaluara e tyre jashtë mureve të shtëpisë. Ajo që pritej të ishte një miqësi brenda formatit, ka kaluar në akuza të drejtpërdrejta për ndërhyrje në jetën personale.

Gjatë një bisede me Soni Malajn, poetesha bëri një deklaratë të fortë, duke lënë të kuptohet zhgënjimi i saj: “Kjo që ishte shoqja ime, kur po ndahesha u bë mike me burrin tim”.

Tensioni u pasqyrua edhe në një përballje sy më sy, ku pasi Zhaku u përpoq të distancohej duke i thënë se nuk ka histori me të, Moza iu përgjigj prerë: “Ti mund të kesh histori me burrin tim, por me mua s’ke histori, ke bashkëpunim”.

Ndonëse Zhaku nxitoi të mohojë kategorikisht të ketë pasur lidhje me ish-bashkëshortin e saj, jashtë shtëpisë situata ka marrë një tjetër zhvillim. Gazetarja Klotilda Harka ka publikuar një foto ku Zhaku shfaqet mjaft e afërt pranë Enon Myftiut, ish-bashkëshortit të dytë të Mimozës.

Ky imazh ka nxitur edhe më shumë diskutimet në rrjet rreth atyre që Moza pretendoi gjatë debatit. Tani mbetet për t’u parë se si do të trajtohet ky zhvillim.