Ballina Kulturë Përse Mimoza Ahmeti është kundër Ismail Kadaresë…..

Përse Mimoza Ahmeti është kundër Ismail Kadaresë…..

66
0

Nga Pirro Prifti 

Në një përgjigje të poeteshës së famshme Moza Ahhmeti ku ajo u përball tek Ferma 3 me pyetjen se cili prej kolegëve të saj, sipas saj, është i mbivlerësuar ajo pa hezitim, ajo përmendi shkrimtarin Ismail Kadare, duke deklaruar: “Mendoj se nuk e meriton suksesin që ka….”.

Zhurma që shkaktoi kjo përgjigje ka ndarë në dy kampe shoqërinë shqiptare që akoma lexon, analizon dhe përfshihet në diskutimet letrare dhe artisitke. Një nga ithtarët e Ismail Kadaresë , Albert Xholi madje bëri një shkrim titulluar: `Mimoza Ahmeti kundër Kadaresë, debat letrar apo etje për protagonizëm`?! Sipas tij, ndoshta me të drejtë….Letërsia nuk është Ferma VIP…..

Sidoqoftë, fraza më servile e këtij shkrimi ishte kjo thagmë ..“Sepse Ismail Kadare nuk është thjesht një shkrimtar. Ai është figura që e bëri Shqipërinë të njihej në Francë, në Europë dhe në botë përmes letërsisë. Veprat e tij nuk janë thjesht romane, por univers artistik ku historia, miti, filozofia dhe drama njerëzore marrin dimension universal…“. Dhe këtu Xholi gabon me thes se, Shqipërinë nuk e bëri të njohur Kadare por Kadareja u bë i njohur nga Diktatura, sepse Diktatura e caktoi atë si `shkrimtarin përfaqësues` të Shqipërisë Komuniste, dhe ai që nuk e kupton këtë fakt, duhet të kuptojë të vërtetën tani pas 36 vitesh demokraci, sepse diktatura caktoi Isuf Vrionin t`ja perkthente në frëngjisht veprat e Kadaresë (po ashtu edhe të Enver Hoxhës- kuptohet se sa afër e mbante Diktatori-Kadarenë), dhe më vonë pas vitit 2001 për veprat anti diktaturë u caktua Tedi Papavrame, dhe shtëpia botuese ishte si gjithmonë Fayard.

Para se ta analizoj po paraqes se përse fjala e Mimoza Ahmetit ka peshë në raport me debatet.

Mimoza Ahmeti është poete dhe shkrimtare shqiptare, fituese e Festivalit të Parë të Poezisë në Sanremo në vitin 1988, organizuar nga RAI. Robert Elsie e ka përshkruar atë si një “enfant terrible” (fëmijë i tmerrshëm). Mimoza është ligjëruese pasdoktorature në fushën e psikoterapisë. Ajo ka përfunduar doktoraturën me nderime në SFU Vjenë dhe studimet pasdoktorature në SFU Paris. Pas dy vëllimeve me poezi në fund të viteve 1980, ishte përmbledhja me 53 poezi “Delirium” që tërhoqi vëmendjen e publikut. Më pas, erdhi përmbledhja poetike “Pjalmini i luleve”. Ahmeti ka botuar gjerësisht dhe librat e saj janë përkthyer në italisht, frëngjisht dhe anglisht.Ajo ka publikuar dy albume muzikore me këngë të vetat. Ahmeti ka drejtuar emisionin “Transculture” në RTSH nga viti 2019 deri në vitin 2022.

Pavarësisht mungesës së një promovimi të rëndësishëm nga nga Mediat vitet e fundit ku Mimoza Ahmeti ka punuar dhe është pedagogë në Universitetin Mesdhetar, ajo po bie në sy gjatë një `reality shoë` të drejtuar nga Arbana Osmani për inteligjencën e saj dhe përkrahjen që ka nga publiku.

Shprehja që tha se `Kadare nuk e meriton suksesin që ka`, mbetet një shprehje ikonike pavarëisht kritikave të Albert Xholit sepse Moza ka thënë një të vërtetë të hidhur përsa i përket letërsisë shqiptare e cila ka nxjerrë po aq shkrimtarë dhe poetë cilësore sa dhe Ismail Kadare.

Po përse Ismail Kadare ka patur kaq nderime dhe respekte nga elita politike shqiptare që nga koha e diktaturës madje edhe sot po nga pinjollët e diktaturës dhe miqtë e tyre? Veprrat tij u përkthyen me ndihmën e vetë diktataorit në frëngjisht dhe i u bë një promocion i madh brënda dhe jashtë shtetit. Sigurisht Kadare mbetet një nga individët që përdori Diktatori për ti zgjatur jetën diktaturës komuniste sepse e kuptonte që për mbajtur gjallë një diktaturë duhen edhe artistët, shkrimtarët, këngëtarët që pëlqehen nga populli ti mbajë afër edhe diktatori. Kështu që Kadare mbeti një shkrimtar oborri i favorizuar në raport me të shkrimtarët dhe poetët e tjerë. Mund të thuhet se edhe Mimoza Ahmeti u përkrah në atë kohë por jo nga diktatura. Talenti mbetet talent dhe e ççan rrugën vetë…..

Sigurisht por Kadare shkroi për udhëheqësit kurse Mimoza as nuk i vuri në kandar, Kadare ishte Deputet i Kuvendit kurse Mimoza ishte një model i nje femre të emanciouar shqiptare të asaj kohe, Kadare i shte zevendës i Nexhmije Hoxhës, kurse Mimoza Ahmeti ishte poeteshë e rinisë apo sic e përshkroi Robert Elsie `enfant terrible`, Kadare pinte kafen me bijte e Kryeministrit kurse Moza pinte kafe me koleget.

Më skandalozja ku dhe i jap të drejtë më shumë Mozës për frazën që tha, është kur Kadare pas viteve `90, ktheu 180 gradë rolin e tij deri atëhere si përkrahës i Diktaturës, kur filloi të pështyre atë që kishte lëpirë gjatë diktaturës, duke sharë beniaminin etij Diktatorin. Ndërsa Mimoza Ahmeti pati të njëjtën vijë shkrime dhe poezie jopolitike gjë që e nderon si një poeteshë dhe shkrimtare mode shqiptare.

Njihet batuta e Mimozës gjatë viteve të demokracisë kur në nj debat televiziv të fillim viteve 2000 tha se……. në kohën e diktaturës rinia na imitonte ne kryeqytetasve se si visheshim, se si ecnin, se si diskutonim, kurse sot jemi bërë ne po `detyrohemi` që imitojmë provincialet e ardhura në Tiranë se si ato vishen, diskutojnë, se si ecin, se si këndojnë…….

Kuptohet fare mirë se në këtë kohë të demokracisë ashtu si dhe në kohën e diktaturës bëhen VIP-a ata që rrinë afër politikës, dhe afër mediave të mëdha që bëjnë `politikat` e politikanëve.

Shpresoj që fraza e Mozës të mos keq-interpretohet dhe të mos mërzisë beniaminët e të kaluarës të cilët Kadarene e mbajnë si idhull pikërisht sespe ai u kujton beneficiet që kishin ata dhe të afërmit e tyre në atë kohë. Z. Xholi nuk ka pse të mërzitet se Moza tha një të vërtetë për Kadarenë, sepse si atëhere ashtu si dhe sot kishte dhe ka plot shkrimtarë të mëdhenj si Fatos Arapi, Xhevahir Spahiu, Jakov Xoxa dhe Dritëro Agolli, sot Luljeta Leshanaku, Mira Meksi, e plot të tjerë që nuk deshën tu lëpiheshin drejtuesve të diktaturës dhe nuk u lëpihën as në ditët e sotme politikës dhe politikanëve../BS