Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi në një dalje televizive ka folur për zgjedhjet brenda partisë.
Korreshi ka ironizuar garën, ku tha se kandidaten Mereme Sela e ka njohur vetëm nga televizori, pasi në mbledhjet e partisë nuk kishte rastisur ndonjëherë.
Demokrati tha se nëse Mereme Sela do të largohej nga spitali do të ishte një vlerë e humbur.
Deputeti foli dhe për protestat e opozitës, ku me nota humori dhe ironie, duke u ndalur te incidenti në vilën e ish-diktatorit Hoxha, në një nga tubimet, Korreshi tha se dhe Europa duhet ta shohë që opozita ndonjëherë gjuan me fishekzjarre.
“Meremen e pashë për herë të parë në televizor, gjithmonë kur na vinë dritat. Se kam qëlluar ndonjëherë në mbledhje. Do ishte vlerë e humbur po të ikte nga spitali. Shërben më shumë aty te spitali.
Dhe një protestë që bëmë te vila e shokut Enver, na qau gjithë Shqipëria. Kam dashur që në vitet ’90 që të bëhej një nevojtore e madhe. Ta shohë dhe Europa që ne dhe gjuajmë ndonjëherë me llastiqe, me fishekzjarre”, tha Korreshi.







