Ballina Kosovë 18 minatorë ngecin të bllokuar brenda minierës në Trepçë

18 minatorë ngecin të bllokuar brenda minierës në Trepçë

52
0

Rreth 18 minatorë të Trepçës mësohet se prej një ditë vijojnë të jenë të bllokuar brenda minierës.

Lajmi u bë i ditur nga kryetari i Sindikatës, Ibrahim Jonuzi.

Në një prononcim të dhënë për KlanKosova, Jonuzi tha se prej 40 minatorëve, një pjesë prej tyre kanë arritur të dalin në këmbë.

“Mbi 40 minatorë kanë qenë të bllokuar, një pjesë prej tyre kanë arritur të dalin në këmbë, derisa sipas informacioneve diku rreth 18 vazhdojnë të jenë ende brenda, ata të cilët kanë qenë më të dobët me shëndet”, deklaroi Jonuzi.

Kryetari i Sindikatës shtoi më tej se gjendja shëndetësore e minatorëve është e mirë.

“Gjendja e përgjithshme e tyre është e mirë. Kemi komunikim me ta, por sa më tepër kohë që kalojnë brenda situata rëndohet. Kanë nevojë për furnizime, ushqim, ujë, sepse janë në rezerva të fundit”, shtoi ai.