Ballina Politika Salianji: Tre deputetë të PD më mbështesin mua

Salianji: Tre deputetë të PD më mbështesin mua

61
0

Ervin Salianji thotë se të paktën 3 deputetë të Partisë Demokratike janë në mbështetje të tij dhe janë të gatshëm ta thonë hapur nëse ish-deputeti ua kërkon.

Ai është i bindur se lëvizja e tij brenda PD-së do të fuqizohet edhe më shumë me kalimin e Kohës.

“Unë do bëj një betejë për të çliruar PD deri në fund, në PD dhe me demokratët. Për ta marrë për shembull, kur lamë mandatet isha ndër të paktët, por i vetmi që fola gjatë për dërrmimin që do t;i bëhet PD nga lënia e mandateve. Të gjithë aty kolegët, ngaqë e thënë kryetari i PD, thanë duhen lënë. Tani dalin të gjithë që thonë që kemi qenë kundër”,- tha Salianji.