Ballina Aktualitet Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor, ja kush emërohet...

Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor, ja kush emërohet në vend të Arti Papajanit

115
0

Arti Papajani është shkarkuar nga detyra e drejtorit të Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor, me vendim të ministres së Shëndetësisë, Evis Sala.

Në vend të tij është emëruar Ilir Topi, i cili do të marrë drejtimin e institucionit në vijim.

Arti Papajani ishte emëruar në krye të FSKDSH në shtator të vitit 2025, po nga ministrja Sala.

Ende nuk janë bërë publike arsyet zyrtare të largimit të tij nga detyra.