Ballina Aktualitet Vendimi i Apelit që e kthente në burg/ Lefter Koka rezulton të...

Vendimi i Apelit që e kthente në burg/ Lefter Koka rezulton të jetë larguar para vendimit për kurim jashtë shtetit për probleme me zemrën

214
0

Vendimi i Apelit të Posaçëm që kthente në burg për 6 muaj të tjera ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, ende nuk është ekzekutuar nga ana e policisë.

Strukturat e rëndit kanë shkuar në banesën e Lefter Kokës, për të zbatuar vendimin e gjykatës, por ish-ministri nuk është gjendur.

Lefter Koka, është larguar jashtë shtetit për kurim lidhur me probleme të herëpashershme që ka paraqitur me zemren para se të merrej vendimi Apelit. Madje problemet kardiake zoti Koka i ka shfaqur që në kohën kur ka qenë në burg, duke u shtruar disa herë në spital. Lidhur nga kjo situatë për pasojë nuk mund të ekzekutohet vendimi brenda Shqipërisë, ndaj ai është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Apeli i GJKKO-së la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për dënimin me 2 vite burg, me gjykim të shkurtuar, për shpërdorim detyre ndaj Kokës, por ndryshoi pikën për shuarjen e masës “arrest në burg”. Sipas përllogaritjeve, Kokës i kanë mbetur edhe 6 muaj për të vuajtur nga dënimi lidhur me inceneratorin e Tiranës.