Ballina Kronika Grabitën argjendarinë në mes të ditës në Kamëz, një prej autorëve i...

Grabitën argjendarinë në mes të ditës në Kamëz, një prej autorëve i armatosur me kallash. Ja momenti kur arratisen me motor

65
0

Pamjet që shihni tregojnë momentin kur dy grabitësit dalin nga argjendaria në Kamzës, dhe largohen nga vendngjarja.

Gazetarja Xhensila Kodra ka siguruar për BalkanWeb pamjet e arratisë, ndërsa një prej autorëve shfaqet e kallashnikov në dorë, ndërsa më pas largohen të dy me një motor.

Mjeti në fjalë ishte parkuar nga autorët para argjendarisë.

Kamëz/Informacion paraprak

Më datë 16.05.2026, rreth orës 13:00, në Kamëz, dy shtetas ende të paidentifikuar, dyshohet se njëri prej tyre me një send në dukje armë zjarri, kanë hyrë në ambientet e argjendarisë në pronësi të shtetasit O. L, dhe kanë marrë një sasi bizhuterish.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë ngritur pika kontrolli dhe po kryejnë kontrolle të zonës. Grupi hetimor, po punon për fiksimin e çdo prove që do të çojë në identifikimin e autorëve dhe kapjen e tyre dhe dokumentimin e plotë të rastit.