Ballina Kulturë Finalja e Eurovizionit 2026/ Fituesja e mbrëmjes jubilare është Bullgaria, Dara ngre...

Finalja e Eurovizionit 2026/ Fituesja e mbrëmjes jubilare është Bullgaria, Dara ngre trofeun! Shqipëria e 13-ta

60
0

Duke filluar nga ora 21:00 (16 maj) u transmetua në mbarë botën live nga Viena edicioni i 70-të i Eurovizionit, edicion jubilar ky, përkatësisht finalja e madhe e 16 Majit të shtunën. Para shpalljes së fituesit u bë dhe një festë e madhe me “figura” të Eurovizionit në vite pasi ky ishte edicioni i 70-të i tij. Emra që nga vitet ’70 e deri te te 2025, nga Rybak te Ruslana, “erdhën në skenë” por vetëm me fragmente, pasi sigurisht s’kishte kohë për të gjithë.

Moment emocionues ishte kur gjithë publiku bashkë këndoi këngën ikonike italiane “Volare”.

Një dixhej austriak, Baro Stelar, kishte shkruar një këngë posaçërisht për “ditëlindjen” e Eurovizionit dhe e performoi atë.

Pjesëmarrës në mbrëmje ishte dhe Billy Joel që foli për muzikën nepërmjet një klipi dhe Vienën si kryeqytet muzikor. Ai tregoi dhe historinë pas këngës “Vienna waits for you”. Kënga u interpretua me piano në mbrëmje nga Sizën Sampson.

Pati kohë dhe për një rikujtim me klipe të figurave të njohura që “kaluan nepër dyert” e Eurovizionit si Celine Dion dhe Rita Pavone.

Vendi i parë : Bullgaria

Vendi i dytë : Izraeli

Vendi i tretë : Rumania

Fituesi i votës së jurisë: Bullgaria me 204 pikë

Fituesi i votës së publikut: Rumania me 232 pikë

Shqipëria u rendit e 13

Shqipëria votoi për Italinë me 12 pikë.

Portugalia na dha 12 Pikë.