Ish-trajneri i Kombëtares, Sylvinho, i dha lamtumirën skuadrës kuqezi duke folur për pak minuta në konferencën për mediat ku u prezantua pasardhësi i tij, Rolando Maran.
“Janë minuta ku zemra rreh fort. Tani e njoh shumë mirë Shqipërinë, ju falënderoj vërtet shumë”, tha brazilian.
“Falënderoj edhe Presidentin Duka për besimin. Dhe më shumë se 100 vetë që punojnë në federatë, të gjithë e dinë shumë mirë se çfarë kemi bërë.
Falënderoj gjithë stafin teknik dhe të gjithë futbollistët me të cilët kemi bërë një udhëtim të shkëlqyer dhe sigurisht tifozët e pasionuar.
Mister, urime për të ardhmen, uroj gjithë të mirat për skuadrën. Faleminderit shumë”.







