Biznesmeni Gentian Lika ka mbërritur para pak çastesh në SPAK.
Gentjan Lika është përfshirë në hetimet e SPAK-ut si pjesë e grupit kriminal dhe skemës korruptive që lidhet me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).
Ai është aksioner dhe administrator i kompanisë “Communication Progress” dhe dyshohet se ka shërbyer si bashkëpunëtor dhe pronar fiktiv në një rrjet që ka përfituar miliona euro nga fondet e tenderave publikë.







