Ballina Sport Plas keq para Botërorit! 130 të vdekur, shpërthen virusi që detyron përfaqësuesen...

Plas keq para Botërorit! 130 të vdekur, shpërthen virusi që detyron përfaqësuesen për vendimin drastik

46
0

Republika Demokratike e Kongos po përballet me një situatë të pazakontë. Përfaqësuesja nuk do të zhvillojë kampin e parashikuar për tre ditë në vendin e saj dhe përshëndetjen me tifozët, për shkak se Epola ka shpërthyer.

Ky virus vdekjeprurës rezulton deri tani me 130 viktima dhe 600 raste të tjera të dyshuara. Në anën tjetër, axhenda në vazhdim për Kongon do vazhdojë siç është planifikuar.

Kështu sfidat miqësore me Danimarkën dhe Kilin në qershor, të programuara jashtë vendit, do të luhen. Të gjithë lojtarët dhe trajneri rrijnë jashtë vendit, ndërsa pjesa e mbetur e stafit do largohet po ashtu.

SHBA ndërkohë do të ndalojë hyrjen e shtetasve të huaj, që kanë qenë në vendet e prekura në tri javët e fundit. Pezullimi do të zgjasë për 30 ditë.

Republika Demokratike e Kongos rikthet në Botëror, pasi mungonte prej vitit 1974. Për vendin është një moment historik.