Analisti, Ylli Dylgjeri, ka shpërthyer me akuza dhe ironi ndaj gazetarit Sokol Balla, pas editorialit të këtij të fundit për integrimin europian të Shqipërisë.
Dylgjeri sulmon Ballën për deklaratat e tij, duke përmendur hetimet, pasuritë dhe çështjet që rëndojnë mbi figurën publike të gazetarit.
Në reagimin e publikuar në rrjetet sociale, Dylgjeri shprehet se është absurd që njerëz të përfolur për korrupsion apo nën hetim të flasin për pengesat e integrimit të vendit, ndërsa ironizon deklaratën e Ballës se “armiqtë më të mëdhenj të integrimit janë Sali Berisha dhe Ilir Meta”.
Postimi i Dylgjerit:
Dëgjoni se çfare media ka ky vënd!
Dëgjoni se çfarë gazetare të pavarur ka ky vend?
Dëgjoni se çfarë persona nën hetim ka ky vënd?
Pasi i del ish gruaja Belinda si personi më i korruptuar që çuditi botën, si personi që po pengon integrimin e vendit, pasi shkon dhe vetë në SPAK për tu pyetur, pasi i dalim para e prona të pa justifikuara, pasi bredh gjithë botën cep më cep me para që i di vetëm Ai, na thotë në editorialin e fundit: Armiqtë më të mëdhenj që po ndalojnë integrimin është Sali Berisha!!! Ndërkohë që ky i fundit thirret çdo javë nga Prokurorët dhe si faktohet ende gjë! Të paktën hesht o Sokol Balla, ose… bjeri me dorë për relaks siç di Ti.







