Bayerni i Munihut është fitues i Kupës së Gjermanisë në futboll.
Bavarezët ishin më të mirë dhe me meritë triumfuan me rezultat 3:0 ndaj Stuttgartit, në finalen e madhe që u luajt në stadiumin “Olympia” në Berlin.
Sulmuesi anglez Harry Kane është kreator i fitores së Bayernit.
Kane realizoi het-trik në këtë triumf të madh, ku i solli Bayernit edhe trofeun tjetër pas titullit të kampionit.
Kane ka shënuar në minutën e 55-të, 80-tën dhe 90+2 nga penalltia.
Stuttgarti u orvat maksimalisht por assesi që të befasojë kampionin gjerman.







