Ballina Aktualitet Zgjidhet kreu i ri i Dhomës së Avokatisë Tiranë

Zgjidhet kreu i ri i Dhomës së Avokatisë Tiranë

71
0

Dhoma e Avokatisë Tiranë këtë të premte ka mbajtur procesin e zgjedhjeve, ku është mbyllur procesi i votimit dhe i numërimit.

Bëhet me dije se Klodjan Skënderaj ishte kandidati që fitoi garën për drejtimin e ri të Dhomës së Avokatisë Tiranë.

Mësohet se pjesëmarrës në këto votime ishin 774 avokatë nga 1910 anëtarë të Dhomës. Klodjan Skënderaj mori 569 vota nga 774 votues në total, ose 73% të votave.

Kandidatët e tjerë, Lulzim Alushaj mori 88 vota dhe Saimir Vishaj 43 vota.

Dhoma e Avokatisë, në të gjitha degët në Shqipëri, ka hyrë në një proces zgjedhjesh për mandatin e ri 4-vjeçar, ku edhe kreu i përgjithshëm i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia, do të kërkojë një mandat të ri.