Ballina Kronika Dyshohet se i vuri zjarrin tregut të fruta-perimeve në Lushnje, arrestohet 48-vjeçari...

Dyshohet se i vuri zjarrin tregut të fruta-perimeve në Lushnje, arrestohet 48-vjeçari i shpallur në kërkim

58
0

Klodian Çina është 48-vjeçari i vënë në pranga, si i dyshuar për zjarrvënien në tregun e fruta-perimeve në Lushnjë.

Nga hetimet e kryera dyshohet ai, më datë 19.05.2026, gjatë orëve të para të mëngjesit, i ka vënë zjarrin tregut të fruta-perimeve në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, në qytetin e Lushnjës, dhe më pas është larguar nga vendngjarja, duke u fshehur në qytetin e Durrësit.

Gjithashtu, dyshohet se është autor edhe i vjedhjes së një biçiklete në qytetin e Lushnjës, të cilën e ka përdorur për të lëvizur në qytet, dy ditë para ngjarjes së ndodhur. Biçikleta u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nga këqyrja e pamjeve filmike rezulton se, së bashku me shtetasin K. Ç., shfaqet edhe një person tjetër, i cili, bazuar në hetimet e deritanishme, nuk rezulton të jetë i implikuar në zjarrvënie.

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë veprimet hetimore të thelluara për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes, si dhe për identifikimin e personave të tjerë që mund të kenë lidhje me këtë rast.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Vjedhja”, në ngarkim të shtetasit K. Ç.