Ballina Politika ‘Mamuthë televizivë’, Berisha demaskon mediat: Qeveria merr 10-fishin e kohës televizive në...

‘Mamuthë televizivë’, Berisha demaskon mediat: Qeveria merr 10-fishin e kohës televizive në krahasim me opozitën

57
0

Lideri i opozitës shqiptare, Sali Berisha, gjatë një konference për mediat në selinë e Partia Demokratike e Shqipërisë, akuzoi mediat kombëtare për favorizim të qeverisë në hapësirat informative.

Sipas tij, monitorimet tregojnë se qeveria merr deri në dhjetëfish më shumë kohë televizive sesa opozita, duke e cilësuar situatën “tipike të një diktature autoritare”.

Berisha deklaroi se parimi “par condicio”, që garanton kohë të barabartë mediatike për palët politike, nuk zbatohet në Shqipëri. Ai publikoi shifra nga monitorimi i edicioneve informative të disa televizioneve kombëtare, ku sipas tij, qeveria dominon ndjeshëm mbulimin mediatik.

Ai kritikoi veçanërisht televizionet kombëtare, duke i quajtur “mamuthë mediatikë që ushqehen me paratë e taksapaguesve shqiptarë”, ndërsa akuzoi mediat për censurë ndaj opozitës dhe shërbim ndaj “narko-qeverisë”.

Fjala Berishës: 

Në qoftë se hyni dhe monitoroni, rezultati është tipik i një diktature autoritare.

Ndërkohë, ligjet e medieve, që kanë në themel parimin par condicio, kërkojnë të njëjtën kohë për të dy palët në media.

Por ky parim zbatohet në vende demokratike.

Zbatohet në vende me pluralizëm politik.

Nuk zbatohet kurrë në diktatura autoritare dhe aq më pak në narkodiktatura.

Ndaj dhe unë, sigurisht nuk do ndalem t’u lexoj ju para shqiptarëve të gjithë monitorimin e çdo emisioni lajmesh të këtyre medieve, por disa po.

Top Tuneli i ka dhënë me datën 13 maj 2026 në edicionet e orës 3 dhe 7 e gjysmë, koha për qeverinë është 23 minuta dhe 13 sekonda.

Koha për opozitën është 3 minuta e 30 sekonda.

Në emisionet e lajmeve të orës 15, Top Tuneli i jep qeverisë 12 minuta dhe 40 sekonda.

Top Tuneli, Top Mashtrimi i jep opozitës 1 minutë e 45 sekonda.

Shikoni këtë mamuth mediatik që ushqehet me paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Me paratë e plaçkitura nga taksapaguesit shqiptarë, shikoni çfarë institucioni mediatik është.

Pra, opozitës i jep 1 të 12-tën. As 10 përqind jo në emisionet e datës 13.

Vazhdojmë.

Data 15 maj. Në total qeverisë i jep 7 minuta e 43 sekonda, opozitës i jep 1 minuta e 37 sekonda.
Tjetër.

TV Klan, sheh rrushi rrushin dhe piqet. Nuk ke. Në garë se si të censurojnë opozitën.

Urdhëro.

Qeveria 8 minuta e 56 sekonda në edicionin e lajmeve të orës 15.30.

Ja ku e keni përmbledhjen. 18 minuta dhe 52 sekonda i jep këtë ditë qeverisë dhe 3 minuta e 40 sekonda i jep opozitës.

Urrejtje e turpshme, shërbim i turpshëm ndaj narko-diktaturës, ndaj narko-qeverisë.

Përdhosje e të gjitha parimeve dhe informacionit dhe të qëndrimit korrekt në hapësirën informative.

Vizion Plus, më dorëlëshuar pak. Ky është më periferik.

Vizion Plus është televizion pro-opozitar, pasi qeverisë i ka dhënë 4 minuta e 40 sekonda, opozitës 2 minuta e 7 sekonda.

Pra ky të themi sado që i ka dhënë qeverisë dyfishin, por jo dhjetëfishin si dy të parët.

Edhe ky është investitor strategjik.

Edhe ata janë investitorë strategjikë.

Shikoni turpin e turpshëm.

Televizioni shtetëror, Eni Vasili, e cila në vend që të mbajë disa standarde më profesionale, në vend që të mbajë parasysh se ajo rroga e saj del nga paratë e taksapaguesve jo vetëm socialistë apo të partisë së krimit, por edhe demokratë e pa parti, me dorë të hekurt, qeverisë i jep 10 minuta e 15 sekonda, opozitës 1 minutë e 35 sekonda.