Nga Gjergj Thanasi
Miq një lajm i mirë Vete kryeministri Edvin do vizitoje Durresin!!!
Meqë opozita zyrtare është teper e zenë duke hedhur fishekzjarre, u sugjeroj durrsakeve që të dalin e ta mirëpresin kryeministrin Edvin! Të dalë e ta mirëpresë:
1) Kushdo i dëmtuar nga termeti i nëntorit 2019, që është ende pa shtëpi e pa bonus qiraje.
2) Te dale e ta mireprese cilido durrsak denbabaden, që projekti TIDD dhe baroni anglez po ua vjedh pronat në mes te Durresit.
3) Banoret e Cezmes së Ferres, që do u merren banesat, dyqanet e bahçet kundrejt një demshperblimi qesharak, me patjeter te dalin e ta mirepresin.
4) Kushdo, qe bleu ajer me pamje nga deti te pallatet e Halabakut, atij mikut te kryeministrit Edvin, të dale e ta falenderoje për pallatet dhe milionat e parapaguara, qe po zhyten me keq se parate te Sudja & Xhaferri.
5) Kujtdo, qe i eshte prishur prona me sebepin e lirimit te hapsirave publike, te dale e t’i uroje mireseardhjen Skenderbeut te Surrelit.
6) Te dalin ish pronaret, qe po u zvarritet kompensimi i pronave (si puna ime xhanem). Une do dal duke mbajtur nje foto te madhe, ku Gjigandi i Surrelit ka dale ne plazh me gruan nr. 2 te deputetit Cuci te Ripjelljes.
7) Te dalin te gjitha ata trafikante droge, vecanerisht personat, qe punojne me Ekuadorin, te cilet e ndjejne ne lekure konkurencen e pandershme, qe u bejne miqte e kryeministrit Edvin, qe e sjellin mallin thuajse qyl nga Peruja.
Të dalin te gjithe ata të permbyturit e janarit e te shkurtit 2026, të cilet do ta marrin dëmshperblimin e premtuar brenda dates 36 gusht 2026….
Te dale, cilido qe e rrespekton dhe e do fort kryeministrin tone te nderuar Edvin IV.







