Ballina Sport Doli nga fusha i dëmtuar, Inter Miami zbulon gjendjen e Leo Messi-t

Doli nga fusha i dëmtuar, Inter Miami zbulon gjendjen e Leo Messi-t

58
0

Në Argjentinë, por jo vetëm, mund të marrin frymë lirisht. Leo Messi iu nënshtrua vizitave të detajuara mjekësore, të cilët për fat të mirë zbuluan se nuk bëhet fjalë për një dëmtim serioz, por thjesht për lodhje muskulore. Klubi i Inter Miami doli me një deklaratë zyrtare në lidhje me gjendjen e “pleshtit”, i cili në sfidën e fundit në MLS doli nga fusha pas minutës së 73-të.

Sipas reagimit të Inter Miami: Bëhet fjalë për një lodhje të muskujve në këmbës së majtë, ndërsa koha e rikthimit do të varet nga evoluimi klinik.

E sigurt dhe më e rëndësishmja është se Messi nuk rrezikon në asnjë mënyrë prezencën e tij në Botëror, por këtë periudhë është në garë me kohën për të qenë në kushte perfekte në këtë Botëror që pritet te jetë i fundit për legjendën argjentinase.