Ballina Aktualitet Helmimi i 56 studentëve në Akademinë e Policisë, Prokuroria e Tiranës informacion...

Helmimi i 56 studentëve në Akademinë e Policisë, Prokuroria e Tiranës informacion AKU-së pse vendosi që të zhbllokojë aktivitetin e Sori-Al

77
0

Prokuroria e Tiranës i dërgoi tjetër shkresë AKU-së, duke i kërkuar edhe rrethanat se çfarë ndodhi gjatë hetimit administrativ për helmimin e 56 studentëve në Akademinë e Policisë, ku fillimisht ky institucion e bllokoi aktivitetin e kompanisë Sori Al dhe më pas e zhbllokoi.

Burimet thanë se grupi i hetimit nuk i disponon ende të dhënat zyrtare që duhet t’i delegoheshin zyrtarisht AKU-së, e cila më herët ka njoftuar se helmimi i studentëve ndodhi nga Çoli.

Ish-drejtori i AKU Tiranë është pyetur si deklarues dhe ka insistuar se ky institucion e kishte kontrolluar më herët subjektin privat.

Prokuroria nuk ka ende një version përfundimtar se nga çfarë u shkaktua helmimi i studentëve, ndërsa çështja vazhdon të mbahet nën hetim nga prokurori Bledar Valikaj.

Nga ana tjetër, Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar 56 kartelat mjekësore të kandidatëve për policë, të cilët shfaqën shqetësime shëndetësore dhe u trajtuan në spital.

Burimet thonë për Anila Hoxhën se për shkak të shpejtësisë së hetimit, prokuroria ka ndërhyrë dhe i ka deleguar kartelat e pacientëve dhe librat e shërbimit pranë Spitalit Infektiv pranë IML-së.