Ballina Rajoni E merakosur se po flinte shumë orë, mamaja gjen të pajetë vajzën...

E merakosur se po flinte shumë orë, mamaja gjen të pajetë vajzën e saj 24-vjeçare, ja çfarë dyshohet

94
0

Një ngjarje e rëndë ka tronditur së fundmi komuniteti lokal të Rodosit pasi një 24-vjeçare është gjetur e pajetë nga mamaja e saj.

Lajmi i trishtë është mësuar nga raportimet e mediave greke të cilat shkruajnë se e reja Kyriaki Kasiotis, u gjet e pajetë teksa flinte gjumë.

E dërrmuar nga ngjarja e rëndë, mamaja e 24-vjeçares në një prononcim të dhënë për emisionin “Truths with Zina” tha se Kyriaki ishte ankuar për dhimbje koke pak para vdekjes së saj.

Më tej ajo zbulon se nga kureshtja për të parë vajzën e cila ishte në gjumë për orë të tëra, kur mbërriti në dhomën e saj dhe u afrua vëreu se të bijës i kishte ndaluar pulsi. Të panikosur prindërit e së resë thirrën menjëherë shërbimet e urgjencës dhe pavarësisht përpjekjeve të bluzave të bardha për ta kthyer në jetë 24-vjeçaren, ata nuk ia dolën dot dhe ajo u shpall e vdekur në spitalin e Rodosit.

“Ajo kishte vetëm dhimbje koke, më thoshte ‘Kam dhimbje koke’. Pas darkës më tha ‘Do të fle’. Isha në punë. U ktheva dhe fëmija po flinte. Pas pak shkova ta zgjoja, i thashë ‘çfarë po bën duke fjetur për kaq shumë orë?’ Dhe ajo ishte e vdekur. Më 20 maj, ajo kishte ditëlindjen me motrën e saj binjake. Ajo studionte në Lemnos. Një princeshë. Fëmija im ishte një engjëll“, tha nëna e 24-vjeçares.

Referuar certifikatës zyrtare të vdekjes të lëshuar pas një autopsie të kryer nga Shërbimi Mjekësor Ligjor i Dodekanezit, vdekja e 24-vjeçares Kyriaki Kasioti mësohet se ka ndodhur për shkak të një hemorragjie në tru.

Sipas të dhënave zyrtare mësohet se vdekja ndodhi të dielën, më 24 maj 2026 , në shtëpinë e saj në zonën Afantou, midis orës 20:00 dhe 21:00 të natës.