Sulmuesi i Barcelonës, Lamine Yamal, po vijon procesin e rikuperimit dhe ka rinisur stërvitjen me top përpara fillimit të Botërorit.
Futbollisti 18-vjeçar pësoi një dëmtim në muskul në muajin prill gjatë një ndeshjeje të La Liga-s kundër Celtas, duke humbur fazën e fundit të sezonit me klubin e tij.
Pas disa javësh stërvitjeje të diferencuar në palestër, Yamal është rikthyer në fushë, ku stafi mjekësor i Barcelonës është shprehur optimist për ritmin e rikuperimit dhe gjendjen e tij aktuale fizike.
Nëse procesi vijon pa ndonjë ndërlikim, lojtari pritet të jetë i gatshëm për të bërë debutimin e tij në Botëror, ndonëse ekziston mundësia që ai të lihet pushim në një ose dy ndeshjet e para të fazës së grupeve.
Ndërkohë, grumbullimi zyrtar i kombëtares së Spanjës është planifikuar të nisë më 30 maj.







