Ballina Politika ‘Një opozitë më e fortë’ – Përfaqësuesja e partisë suedeze ‘Moderate’, Margaret...

‘Një opozitë më e fortë’ – Përfaqësuesja e partisë suedeze ‘Moderate’, Margaret Ceterfeld mbështet Berishën

68
0

Kryetari i PD, Sali Berisha priti në një takim në selinë blu, Margaret Ceterfeld, përfaqësuesen e partisë suedeze “Moderate”.

Gjatë bashkëbisedimit me liderin e PD, Certerfeld i shprehu mbështetjen Berishës në kandidimin për kryetar të Partisë Demokratike.

Në takim, u diskutuan zhvillimet politike në Shqipëri, forcimi i bashkëpunimit mes forcave të djathta europiane dhe rëndësia e mbrojtjes së vlerave demokratike, lirisë dhe shtetit të së drejtës.

Pjesë e rëndësishme e bisedës ishte edhe çështja e korrupsionit të lartë në Shqipëri, ndikimi i tij në institucionet demokratike dhe nevoja për një luftë reale kundër abuzimit me pushtetin dhe kapjes së shtetit.

Znj. Ceterfeld shprehu vlerësimin e saj si dhe mbështetjen për një opozitë të fortë dhe të bashkuar në Shqipëri, ndërsa takimi, theksoi Berisha, konfirmon rëndësinë e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërkombëtar mes forcave konservatore dhe demokratike në Europë.

Në takim morën pjesë dhe Henrik Johansson, Albana Vokshi, deputete e Partisë Demokratike dhe kryetare e LDGSH.

Statusi:

Pata kënaqësinë të pres në një takim znj. Margaret Ceterfeld, përfaqësuese e partisë suedeze “Moderate”, e cila shprehu mbështetjen në kandidimin tim për kryetar të Partisë Demokratike.

Gjatë takimit u diskutua mbi zhvillimet politike në Shqipëri, forcimin e bashkëpunimit mes forcave të djathta europiane dhe rëndësinë e mbrojtjes së vlerave demokratike, lirisë dhe shtetit të së drejtës.

Pjesë e rëndësishme e bisedës ishte edhe çështja e korrupsionit të lartë në Shqipëri, ndikimi i tij në institucionet demokratike dhe nevoja për një luftë reale kundër abuzimit me pushtetin dhe kapjes së shtetit.

Znj. Ceterfeld shprehu vlerësimin e saj si dhe mbështetjen për një opozitë të fortë dhe të bashkuar në Shqipëri.

Ky takim konfirmon rëndësinë e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërkombëtar mes forcave konservatore dhe demokratike në Europë.

Në takim morën pjesë dhe z. Henrik Johansson, znj. Albana Vokshi, deputete e Partisë Demokratike dhe kryetare e LDGSH