Ballina Politika Kryetari i PD Sali Berisha pret ish-këshilltaren e George W. Bush

Kryetari i PD Sali Berisha pret ish-këshilltaren e George W. Bush

55
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka pritur në një takim ish-këshilltaren e presidentit George W. Bush Mary Catherine Andrews.

Në këtë takim ishin të pranishëm edhe përfaqësues të Institutit Ndërkombëtar Republikan,  ndërsa kryedemokrati Sali Berisha shkruan në një reagim të tij në rrjetet sociale se, në fokus ishte nevoja për forcimin e mëtejshëm të komunikimit politik.

Reagimi i kryetarit të PD, Sali Berisha:

Kënaqësi të mirëprisja znj. Mary Catherine Andrews, Këshilltare për Komunikimin Strategjik dhe Politikën e Jashtme të Presidentit amerikan George W. Bush dhe anëtare e Bordit Ekzekutiv të Partisë Republikane; z. Paul Prososki, Drejtor Rajonal i Institutit Ndërkombëtar Republikan; si dhe znj. Biljana Ljubic, Nëndrejtore e Institutit Ndërkombëtar Republikan për Ballkanin Perëndimor.

Takimi u zhvillua në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë dhe të vazhdueshëm midis Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI), një partneritet i rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve organizative dhe politike të Partisë Demokratike.

Gjatë bisedës u diskutua mbi mbështetjen që Instituti Republikan po i ofron Partisë Demokratike në fusha të ndryshme, duke përfshirë organizimin e brendshëm të partisë, rritjen dhe angazhimin e anëtarësisë, komunikimin me publikun, si dhe strategjitë moderne të marketingut politik dhe të komunikimit elektoral.

Në fokus të veçantë ishte edhe nevoja për forcimin e mëtejshëm të komunikimit politik, përshtatjen me zhvillimet e reja në arenën ndërkombëtare dhe ndërtimin e një narrative të qartë dhe të besueshme për qytetarët shqiptarë.

Znj. Andrews zhvilloi gjithashtu një diskutim të hapur dhe shumë të vlefshëm me drejtues dhe deputetë të Partisë Demokratike, lidhur me strategjinë e komunikimit të PD-së në fushën e politikës së jashtme, marrëdhëniet me partnerët strategjikë dhe zhvillimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me fokus të veçantë mbi Administratën e Presidentit Donald Trump.

Bashkëbisedimi shërbeu si një mundësi e mirë për shkëmbim eksperiencash dhe idesh mbi sfidat aktuale politike, rëndësinë e komunikimit efektiv me publikun dhe forcimin e rolit të Partisë Demokratike si një alternativë moderne, e besueshme dhe pro-perëndimore.