Ballina Politika Deputeti i CDU-së flet për kryetar të ri në PD: A është...

Deputeti i CDU-së flet për kryetar të ri në PD: A është Jorida Tabaku emri që pushton menjëherë portalet e Ramës

51
0

Një detaj nga mesazhi i deputetit të Bundestagut gjerman, Peter Beyer, në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike ka ngjallur diskutime përtej përshëndetjes formale të partnerëve europianë.

Në fjalën e tij, Beyer tha se delegatët e PD-së do të merrnin vendime të rëndësishme, duke përmendur edhe zgjedhjen e një kryetari të ri. “Ju keni një kongres shumë të rëndësishëm partiak. Merrni vendime të mëdha, zgjidhni një bord të ri, një kryetar të ri, një president të ri. Kam disa ide se kush mund të jetë, por do ta mbaj gojën mbyllur”, u shpreh deputeti i CDU-së.

Deklarata ka tërhequr vëmendje pasi vjen vetëm pak ditë pasi Sali Berisha është rizgjedhur në krye të Partisë Demokratike. Kjo ka ngritur pikëpyetje nëse bëhej fjalë për një lapsus, për një formulim të përgjithshëm apo për një mesazh me nëntekst politik.

Madje nuk kanë munguar interpretimet. Një nga emrat që lidhet prej kohësh me partnerët gjermanë dhe strukturat e Partive Popullore Europiane është ai i Jorida Tabakut. Deputetja demokrate ka zhvilluar ndër vite kontakte të vazhdueshme me qarqet politike në Gjermani, ka marrë pjesë në takime të shumta me fondacione dhe përfaqësues të CDU-së dhe konsiderohet një nga figurat e opozitës me profilin më të afërt me partnerët europianë.

Natyrisht, Beyer nuk përmendi asnjë emër dhe nuk ekziston asnjë provë se ai kishte në mendje Tabakun. Megjithatë, fjalia e tij ka mjaftuar që emri i deputetes demokrate të rikthehet në diskutimet për të ardhmen e Partisë Demokratike dhe për figurat që gëzojnë vëmendje në kancelaritë europiane.

Përtej spekulimeve, pjesa kryesore e mesazhit të deputetit gjerman ishte një thirrje për PD-në që të shmangë konfliktet e brendshme dhe të përqendrohet te integrimi europian, lufta kundër korrupsionit dhe ofrimi i një alternative qeverisëse për Shqipërinë. Por në fund, ishte pikërisht ajo fjali e shkurtër për një “kryetar të ri” që mbeti më gjatë në vëmendjen e delegatëve dhe opinionit publik.

Nga një sondazh i thjeshtë që ka harruar ta bëjë Zaloshnja,  Tabaku ka hapësirën më të madhe dhe të menjëhershme të portaleve te Edi Ramës. Mjafton ti ndiqni cdo dite.