Ballina Politika ‘Nuk na duhet Europa, na duhet Vlora natyrale, jo Kabul apo Gaza’/...

‘Nuk na duhet Europa, na duhet Vlora natyrale, jo Kabul apo Gaza’/ Komentuesit shpërthejnë ndaj Ramës

43
0

Pak minuta nga nisja e podcastit Flasim, i cili drejtohet nga kryeministri Edi Rama, teksa ky i fundit fliste për ngjarjet që sipas tij kanë kulmuar javën, duke nisur me negociatat, komentuesit kanë reaguar me një breshëri komentesh negative ndaj tij.

Të revoltuar komentuesit kanë shpërthyer ndaj Ramës në lidhje me ngjarjen në Zvërnec.

Dhjetëra komentues kritikojnë ashpër Ramën, duke shkruar se po shet paturpësisht tokat.

“Ne na duhet Vlora, nuk na duhet Europa, na duhet një Vlorë natyrale jo Kabul apo Gaza. Shkatërruat rivierën shqiptare mos më se lat nam!”

“Pse nuk flet për Nartën e Vlorës çfarë po bëni atie edhe keni rrethuar Nartën plot me polica edhe nuk na lejoni të hymë në tokat tona”

“Narta Vlora është e jona jo e jotja Rama, është prona jonë”, shkruajnë komentuesit.

Ditën e djeshme është zhvilluar një protestë në Zvërnec ku ka pasur tensione mes protestuesve, policisë dhe punonjësve të sigurisë së kantierit të rrethuar.

Në media kanë qarkulluar masivisht pamje të protestuesve që janë marrë zvarrë nga punonjësit e sigurisë së kantierit si dhe janë goditur me grusht.