Ballina Sport Plas te Vllaznia/ Edi Martini përplaset ashpër me lojtarët pas ndeshjes me...

Plas te Vllaznia/ Edi Martini përplaset ashpër me lojtarët pas ndeshjes me Elbasanin, agravon debati me mbrojtësin brazilian

70
0

Një situatë e pazakontë ka ndodhur në Tiranë pas ndeshjes Vllaznia-Elbasani.Mësohet se trajneri Edi Martini ka pasur një përplasje të ashpër me lojtarët e tij në stol.

Gjithashtu, mësohet se tekniku shkodran u kap personalisht me mbrojtësin brazilian, Andrey Yagon, duke e pështyrë në fytyrë këtë të fundit.

Situata duket shumë e rënduar te shkodranët, të cilët dështuan dhe këtë sezon të fitonin titullin kampion, duke e bërë pritjen edhe më të gjatë.

Tashmë pritet se cili do të jetë vendimi i radhës nga drejtuesit.