Ballina Sport Liverpool arrin marrëveshje me Andoni Iraolën, spanjolli pranë stolit të Reds

Liverpool arrin marrëveshje me Andoni Iraolën, spanjolli pranë stolit të Reds

39
0

Andoni Iraola pritet të jetë trajneri i ri i Liverpool, duke zëvendësuar Arne Slot në krye të skuadrës nga Anfield.

Sipas raportimeve të ekspertit të merkatos, Fabrizio Romano, palët kanë arritur një marrëveshje në parim, pasi negociatat kanë shënuar progres të rëndësishëm gjatë ditëve të fundit.

Iraola vjen pas një sezoni të suksesshëm me Bournemouth, ku siguroi një vend në garat evropiane falë renditjes në vendin e gjashtë në Premier League. Trajneri 43-vjeçar pritet të sjellë në Liverpool stilin e tij agresiv dhe futbollin me intensitet të lartë, që e ka karakterizuar gjatë karrierës së tij në Angli.