Ballina Politika Njësoj si me protestën e studentëve/ Rama poston videon që e shajnë...

Njësoj si me protestën e studentëve/ Rama poston videon që e shajnë dhe lut protestuesit për takim: Hajdeni të diskutojmë!

55
0

Prej dy ditësh që kur ka nisur protesta e madhe qytetare jo partiake jo vetëm për Zvërnecin por edhe kundër politikanëve të korruptuar që e mbajnë vendin peng në tranzicion të pafund, Edi Rama, njësoj si protesta jo partiake e studentëve, duket që është alarmuar dhe po kërkon rrugëdalje për ta shuar edhe këtë revoltë. Njësoj siç bënte kur ju lutej studentëve edhe nga krevati në Surrel, edhe sot kryeministri, ndërsa ka postuar një video ku shahet nga ropt në protestën e një dite më parë përballë Kryeministrisë, ka ftuar protestuesit në një diskurim publik.

“Unë sinqerisht ju pëlqej vërtetë, sidomos ata ndër ju që votojnë për mua – ka plot aty jashtë këtij korit udhëheqës – dhe mbi të gjitha, sepse të paktën jeni më të freskët se sa mbeturinat politike që më vijnë poshtë dritares tash 13 vjet, por nëse ky është vizioni juaj për mbrojtjen e natyrës dhe për “Shqipërinë e Shqiptarëve”, ju uroj sinqerisht shumë fat në të ardhmen, sepse do t’ju duhet.

Deri atëherë, mua këtu më keni, gjithmonë gati për t’ju dëgjuar, nëse doni të flasim për Zvërnecin, për arrogancën, për dhunën, për mosinformimin, për transparencën, për pronat, për investimet e huaja, për natyrën, flamingot, shqiponjat, apo për çdo çështje tjetër me interes publik.

Sepse robt e shtëpive tona janë interes privat dhe të tillë duhet të mbeten them unë apo jo?

Po që kjo imja të mos mbetet thjesht si një “larje goje” në mexhelis apo largqoftë te merret si tallje me ju, mblidhuni, jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum, ulemi në një bashkëbisedim publik, ku të doni dhe kur të doni.

Se po nuk deshët, prapë i kemi punët tona te ndara:

ju në kor me robt e shtëpisë time, unë në krye të punëve të Shqipërisë, me votën e shqiptarëve, për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian”, shkruan Rama.