Autoritetet në disa zona bregdetare të Spanja kanë lëshuar paralajmërime për pushuesit për shkak të shtimit të rasteve të pickimeve nga peshku i njohur si weever fish, një specie e vogël detare që fshihet në rërë dhe është e vështirë të dallohet.
Sipas ekspertëve, peshku nuk është agresiv ndaj njerëzve, por rreziku qëndron tek kamuflimi i tij. Ai qëndron i zhytur në rërë të cekët, duke lënë të ekspozuara vetëm pjesë të vogla të trupit, përfshirë gjembat helmues. Kjo bën që shumë pushues ta shkelin pa e kuptuar.
Simptomat e pickimit
Pickimi nga ky peshk shkakton dhimbje të menjëhershme dhe shumë të forta, ndërsa simptomat më të zakonshme përfshijnë: ënjtje dhe skuqje në zonën e plagës;
mavijosje; marramendje si dhe të përziera ose të vjella. Në raste më të rralla, mund të shfaqen edhe reaksione serioze alergjike.
Autoritetet shëndetësore rekomandojnë që në rast pickimi: zona e prekur të zhytet në ujë të ngrohtë (45–50°C) për 60–90 minuta, të kërkohet ndihmë mjekësore nëse dhimbja është e fortë ose simptomat vazhdojnë si dhe të shmanget presioni mbi plagë. Ekspertët këshillojnë përdorimin e këpucëve mbrojtëse për plazh, sidomos në zona me rërë të cekët, si mënyra më efektive për të shmangur kontaktin me peshkun. Autoritetet theksojnë se, ndonëse rastet nuk janë të reja, rritja e numrit të pushuesve gjatë verës rrit edhe rrezikun e incidenteve në plazhe.







