Ballina Aktualitet ‘Kur rinia çohet, qeveria rrëzohet’, ‘Shit Zeqinenë po deshe’/ FOTO-t pikante nga...

‘Kur rinia çohet, qeveria rrëzohet’, ‘Shit Zeqinenë po deshe’/ FOTO-t pikante nga protesta e 6 qytetare

59
0

Edhe në ditën e gjashtë të protestës qytetare kundër qeverisë së Edi Ramës, qindra protestues kanë dalë në shesh duke mbajtur në duar pankarta me mesazhe të forta kundër kryeministrit dhe kabinetit qeveritar.

Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës dhe largimin e qeverisë së tij, ndërsa përmes pankartave kanë shprehur pakënaqësinë dhe revoltën ndaj situatës në vend.

“Shit Zeqinen po deshe, jo Zvërnecin”, ishte një prej pankartave që tërhoqi vëmendjen gjatë protestës.

Mes pankartave të shumta u pa edhe shkrimi: “Çuna, përshëndetje, shitet Rama, kafshim populli”.

Ndërkohë, një tjetër pankartë me tone ironike mbante mbishkrimin: “Se dalim në negativa pastaj, po s’jemi o zemra”.