Gazetari Çim Peka ka reaguar me një postim në faqen e tij në facebook pas deklaratavë të Ramës së pas protestave në vend janë Iranianët.
“Janë shqiptarë o pis burrë ata që protestojnë, dhe tani që kaluan nga protesta për pelikanin tek protesta kundër teje, do jenë shumë më shumë”.
“Protesta po futet në binarët që duhet, kundër teje dhe sistemit kriminal që ndërtove”, shkruan gazetari.
Mesazhi:
Ky nuk është i sëmurë mendor, ky është një pis i lig. Edhe policin në Korçë e vranë iranianët do thotë. Ju kujtohet që pas sulmeve ndaj të dhënave personale të shqiptarëve na thoshte se janë iranianët? Siç ju thamë atë kohë, gënjente. Ishte ky me Gysin e tij. Janë shqiptarë o pis burrë ata që protestojnë, dhe tani që kaluan nga protesta për pelikanin tek protesta kundër teje, do jenë shumë më shumë.
Protesta po futet në binarët që duhet, kundër teje dhe sistemit kriminal që ndërtove.
Ps: Një këshillë: Kush është kundër Ramës nga partitë politike ti rrijë larg, po u afruat ta bëni pis e vratë. Lëreni të pastër!







