Prej ditësh, qytetarë dhe aktivistë kanë dalë në kryeqytet për të protestuar, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshimin e politikave që sipas tyre po dëmtojnë interesin publik dhe pasuritë e vendit.
Ndërkohë, qytetarë nga Durrësi i janë bashkuar protestave, duke u mbledhur sërish edhe sot në shesh pas protestës së të enjtes, ku marshuan edhe në rrugët e qytetit bregdetarë.
Një numër i madh protestuesish janë parë me pankarta në duar, me thirrje të forta kundër qeverisë.







