Ballina Aktualitet Drejtues i lartë i Gardës së Republikës për dy dekada, familja dhe...

Drejtues i lartë i Gardës së Republikës për dy dekada, familja dhe miqtë apel për Flamur Kolmarkun: Ka probleme me kujtesën dhe nuk e dimë ku ndodhet

85
0

Flamur Kolmarku, një ushtarak karriere dhe për 2 dekada ndër drejtuesit e lartë të Gardës së Republikës, raportohet se është larguar nga shtëpia dhe deri në këto momente rezulton i humbur. Familja dhe miqtë kanë ndarë mesazhe të shumta për ndihmë.

Ata thonë se Flamuri vuan nga demenca dhe ka probleme të theksuara me kujtesën, ndaj nuk dihet se për ku është nisur dhe ku ka shkuar.

Flamur Kolmarku është një drejtues shumë i njohur i Gardës së Republikës, një agjenci qeveritare e militarizuar e Shqipërisë e mandatuar me ligj për të mbrojtur zyrtarët e lartë shtetërorë, dhe në dy dekada u ka shërbyer dhjetëra personaliteteve.

Mjekët, që e kanë trajtuar, rekomandojnë se 55 vjeçari mund të ketë shkuar pranë zonave ku ka jetuar, si Mamurras, Rubik, Rrëshen (Kurbnesh), pasi sipas tyre në këto situata zgjohet kujtesa e fëmijërisë.

Flamur Kolmarku është larguar nga shtëpia prej dy ditësh dhe për herë të fundit raportohet të jetë parë në lëvizje nga Bulqiza në drejtim të Burrelit, dhe në orët e mbrëmjes rrugës nga Burreli në drejtim të Urakës.

Të shqetësuar për fatin e tij, familjarët u bëjnë thirrje qytetarëve që mund ta kenë parë ose të kenë informacion mbi vendndodhjen e tij, të kontaktojnë sa më shpejt me familjen. Për çdo informacion, telefononi në numrin: +355 68 206 5729.