Ballina Politika “Na tregojnë korrupsionin blogeret. Marrin lekë duke nxjerrë pjesët e trupit që...

“Na tregojnë korrupsionin blogeret. Marrin lekë duke nxjerrë pjesët e trupit që unë i nxora falas”/ Rama s’i kursen fyerjet: Moral mua dhe PS të matet mirë çdokush që i bën

66
0

Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer kritikat, ofendimet apo akuzat, ndaj qytetarëve që protestojnë.

“Ne nuk jemi tradhtar, por shpëtimtarë të një vendi ku vriteshin me çifte flamengot për qejf.. faktet jo fjalët, regjistrat kur janë të regjistruar, ajo që quhet popullsia e shpendëve dhe e kafshëve të Shqipërisë që tregojnë se si janë rritur e htuar. Horrat kishin mbushur detin me tela korrenti. Ne nuk jemi tradhtarë, na tregojnë këta korrupsionin, blogerë që nuk lënë para pa mbledhur duke tregur të gjitha anët e trupit që unë i ka treguar pa lekë kur isha i ri. Dhe një euro taksë nuk paguajnë ata. Na tregojnë ne tradhtarët disa analistë e gazetarë që paguehn me lek në dorë. Vijnë këtej dhe u qajën hallit flamengoeve… Moral nga Mustafa Nao që erdhi në zyrën time u shtri në kolltur dhe tha nuk kam fuqi të merrem me këtë vend, dua të shkoj ambasador”, tha ai.