Një protestuese në tubimin para kryeministrisë iu përgjigj deklaratave të Ramës për “protestën për mushkonjat” dhe “prishjen e turizmit” duke thënë se nuk do të largohen pa hequr kryeministrin.
“Përgjigjen do e marrësh këtu: kush është i sëmurë këtu? Edi Rama! Protestojnë për mushkonjat, tha. Jo kryeministër! Ne protestojmë për 35 vjet mjerim! Tha se këta të rinj që janë mbledhur në shesh po na prishin turizmin, por po na njeh gjithë bota!
Këta njerëz që janë mbledhur këtu, nuk do të ikin pa të larguar ty prej këtej! Kryeministri e ka mbushur parlamentin me analfabetë, njerëz që s’dinë të lexojnë numrat, por një deputet merr 4-fishin e rrogës së një mësuesi që punon me të ardhmen e kombit! Turp!”, tha protestuesja.







