Ballina Lifestyle Tulisa shfaqet me pamje të re dhe bikini provokuese

Tulisa shfaqet me pamje të re dhe bikini provokuese

70
0

Këngëtarja britanike Tulisa ka tërhequr vëmendjen me transformimin e saj më të ri, teksa debutoi me flokë rozë dhe bionde gjatë një paraqitjeje të fundit.

Artistja u shfaq mjaft në formë me bikini provokuese, vetëm pak kohë pasi u rikthye në skenë pas problemeve shëndetësore që lidhen me Bell’s palsy.

Pamjet e saj kanë marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale dhe mediat rozë, ndërsa fansat kanë përgëzuar Tulisën për rikthimin dhe vetëbesimin e saj.

Këngëtarja ka folur edhe më herët për sfidat që ka kaluar me gjendjen shëndetësore, duke treguar ndikimin që Bell’s palsy pati në jetën dhe karrierën e saj.