Ballina Sport Arbitri i njohur dëbohet nga aeroporti amerikan dhe niset me urgjencë drejt...

Arbitri i njohur dëbohet nga aeroporti amerikan dhe niset me urgjencë drejt Turqisë

67
0

Një ngjarje e paprecedentë ka tronditur botën e futbollit vetëm pak ditë përpara nisjes zyrtare të Kampionatit Botëror 2026.

Omar Abdulkadir Artan, arbitri elitar nga Somalia, i cili vlerësohet si një nga albitrat më të mirë dhe më të respektuar në kontinentin afrikan, është ndaluar të hyjë në territorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Pavarësisht se zotëronte një pasaportë diplomatike dhe kishte marrë dritën jeshile për udhëtimin, zyrtarët amerikanë të kufirit e kanë kthyer mbrapsht pa dhënë asnjë shpjegim.

Sipas raportimeve të para të konfirmuara nga burime pranë strukturave sportive ndërkombëtare, 34-vjeçari Artan është ndaluar në aeroport sapo ka prekur tokën amerikane.

Pa asnjë arsye zyrtare apo sqarim ligjor, ai është detyruar të hipë menjëherë në një avion mbrapsht drejt Turqisë. Ky vendim ekstrem i autoriteteve të emigracionit në SHBA i djeg përfundimisht mundësinë arbitrit për të ndarë drejtësinë në turneun më të rëndësishëm të globit.

Deri më tani, as shtëpia botërore e futbollit, FIFA, dhe as departamentet përkatëse amerikane nuk kanë dalë me një qëndrim zyrtar mbi këtë incident diplomatik.

Për Omar Artan, ky Botëror përfaqësonte kulmin e një karriere të jashtëzakonshme dhe një moment historik për vendin e tij, duke qenë se ai ishte përzgjedhur si i pari arbitër somalez në histori që do të gjykonte në një fazë finale të një Kampionati Botëror.

I shpallur kohët e fundit edhe si “Arbitri më i mirë i vitit” nga Konfederata Afrikane e Futbollit (CAF) pas performancave të shkëlqyera në Kupën e Afrikës dhe Champions League-n afrikane, Artan shihej si një nga emrat më premtues të listës së FIFA-s.

Ky vendim i papritur ka ngjallur reagime të ashpra dhe indinjatë të thellë në të gjithë komunitetin sportiv afrikan.