Ballina Politika Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, Rama nga Shkodra: Duhet të jesh i pafytyrë,...

Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, Rama nga Shkodra: Duhet të jesh i pafytyrë, pa din e pa Atdhe, të na ne quash tradhtar

75
0

Protesta në Tiranë ka bërë jehonë në mediat ndërkombëtare. Prej 9 ditësh shqiptarët janë në revoltë dhe kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

“Reuters”, po pasqyron live, protestën e sotme e cila nisi marshimin nga sheshi “Skënderbej” dhe tashmë protestuesit ndodhen përpara Kryeministrisë.

Nga Shkodra ku kryeministri po zhvillon takim me socialistët, Edi Rama u shpreh se nuk është patriotike të hedhësh baltë e të sulmosh.

“Nuk është aspak patriotike që të sulmosh dhe të bësh çmos që të hedhësh baltë e të lëshosh të gjithë gurët ndaj atyre që nuk mendojnë si ti, por janë në udhëheqje sepse shumica që nuk mendon si ti kanë zgjedhur ata dhe jo ty. Papritur morën vesh që ka një plan djallëzor për të shitur Shqipërinë. Disa thonin se do sillnin aty, palestinezëve, izraelitë,…I kuptoj ata, por ditën e parë e të dytë, jo më kur shkojnë pas berihait…Harrojnë që kanë të bëjnë me një forcë që kurrë askush nuk mund të çohet të marrë kurajë t’i tregojë gishtin si një forcë që ka tradhtuar interesin kombëtar. Duhet të jesh pafytyrë, pa din, pa fe e pa Atdhe”, tha Rama.