Ballina Aktualitet “Duan t’ju përçajnë”/ Aktori Gent Bejko në protestë: Berisha dhe Rama ia...

“Duan t’ju përçajnë”/ Aktori Gent Bejko në protestë: Berisha dhe Rama ia kanë shitur shpirtin shejtanit, liderët e rinj janë midis jush

72
0

Aktori Gent Bejko i është bashkuar protestës së sotme që po mbahet në Tiranë.

Aktori Bejko bëri thirrje që shqiptarët të qëndrojnë të bashkuar dhe të mos heqin dorë deri në largimin e kësaj kaste politike.

Bejko u tha protestuesve se liderët e rinj do të dalin prej tyre, ndryshe nga Rama, Berisha e të tjerët që “ua kanë shitur shpirtin shejtanit.”
“Regjimi nuk ka ndryshuar. Duan të ju përçajnë, duan t’ju fusin lloj-lloj plehrash. Ika nga Shqipëria se nuk doja të ja shisja shpirtin shenjtanit. Këta nuk mund të tallen me ne. Nuk mund të tallen me lotët e nënave, ndërsa nënat e tyre tregojnë varëset e floririt. Ne nuk jemi të shitur, këta ia kanë shitur shpirtin shejtanit. Karagjoz që mendon se bën stend up me njerëzit e administratës. Këta kanë frikë se kush do na fusë në Europë. Ne jemi Europa, ne jemi europianë. E kemi në gen! Ne jemi geni i Europës! Ne nuk jemi të shitur! Këta ia kanë shitur shpirtin shejtanit, që nga Berisha te ky bisha! Pushojnë njerëz nga puna…Po nuk folëm ne kush do flasë…Ne duhet të flasim. Qëndroni bashkë., Liderët e rinj do të dalin, janë midis jush, nuk janë të trashëguar nga sistemi i ‘90-ës!”, tha Bejko.