Ballina Aktualitet “Jep dorëheqjen, Rama në burg, Berisha në burg”/ Protestuesit bllokojnë çdo rrugë,...

“Jep dorëheqjen, Rama në burg, Berisha në burg”/ Protestuesit bllokojnë çdo rrugë, revolta nuk ndalet: Bashkohuni me ne!

55
0

Tirana është në këmbë. Mijëra protestues marshojnë në kryeqytet dhe kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Prej 3 orësh, qytetarët vazhdojnë të qëndrojnë të vendosur, të bashkuar në marshimin e tyre.

“Rama në burg, Berisha në burg”, “Edi Rama ka maru”, janë thirrjet e protestuesve.

Kjo protestë ka bërë bashkë të rinj e të reja, të moshuar, fëmijë kundër qeverisjes së Ramës dhe korrupsionit që ka përfshirë vendin.