Gazetarja Fatjona Mejdini ka komentuar në Facebook vendimin e SPAK për sekuestrimin e më shumë se 1 milion eurove të paguara nga investitorët në Zvërnec, duke argumentuar se kjo masë nuk e ndalon projektin.
“Sekuestrimi nga SPAK i një shume prej me shume se 1 milion eurosh, të paguar nga investitorët në Zvërnec, në fakt nuk e ndalon projektin. Ai vetëm pengon që këto para t’i kalojnë personit që pretendon të jetë pronari kryesor i tokës, Artur Shehut.
Pavarësisht sekuestrimit, shuma konsiderohet e paguar nga investitori, i cili mund të vijojë me planin e tij të punës. Proceset gjyqësore që do të pasojnë do të përcaktojnë se kush ka në të vërtetë të drejtën ligjore për t’i përfituar këto para.
Kjo mbetet një barrë e rëndë për sistemin e drejtësisë, i cili do përballet edhe me pasojat e papërgjegjshmërisë politike në trajtimin dhe ndarjen e pronave në Shqipëri për më shumë se tre dekada”, shkruan Mejdini në Facebook.







