Ballina Aktualitet Organizatorët e protestës, Kristaq Kume, Andi Tepelena dhe Edlira Çepani i drejtohen...

Organizatorët e protestës, Kristaq Kume, Andi Tepelena dhe Edlira Çepani i drejtohen KQZ-së për ndryshime në Kodin Zgjedhor

115
0

Lëvizja qytetare që prej 10 ditësh po proteston përpara Kryeministrisë ka ndërmarrë aksionin e saj të parë politik, duke i kërkuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pajisjen me fletët tip për mbledhjen e firmave në kuadër të një nisme ligjvënëse për ndryshime në Kodin Zgjedhor.

Kërkesa, e protokolluar më 9 qershor 2026 dhe e depozituar nën logon “Veprimi qytetar për demokraci funksionale”, i drejtohet KQZ-së në zbatim të ligjit nr. 54/2019 “Për nismën ligjvënëse të zgjedhësve në Republikën e Shqipërisë”.

Sipas dokumentit, objekti i nismës është projektligji “Për ndryshime në Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë”. Përfaqësuesit e nismës kërkojnë që periudha për mbledhjen e firmave të zgjedhësve mbështetës të jetë tre muaj nga momenti kur KQZ do t’i pajisë me formularët përkatës.

Në krye të komitetit përfaqësues është ish-kryetari i KQZ-së, Kristaq Kume. Pjesë e grupit nismëtar janë gjithashtu aktivisti Andi Tepelena dhe drejtuesja e organizatës “Partners Albania”, Edlira Çepani.

Komiteti përfaqësues i nismës përbëhet nga:

1. Kristaq Kume
2. Andi Tepelena
3. Edlira Çepani
4. Edmond Çata
5. Etleva Merko
6. Gerta Meta
7. Ilir Aliaj
8. Rezearta Çaushaj
9. Rigels Xhemollari
10. Silvana Bello

Në fund të kërkesës thuhet se bashkë me dokumentacionin është dorëzuar edhe relacioni shpjegues i projektligjit që synon ndryshimet në Kodin Zgjedhor.