Ballina Kronika Aksident tragjik në Tiranë/ 20-vjeçari përplas 48-vjeçarin me motor

Aksident tragjik në Tiranë/ 20-vjeçari përplas 48-vjeçarin me motor

111
0

Një aksident tragjik është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në rrugën “Nënë Tereza”, në Laknas, Tiranë.

Sipas njoftimit zyrtar, automjeti me drejtues një 20-vjeçar, është përplasur me motomjetin me drejtues një 48-vjeçar.

Si pasojë e aksidentit, fatkeqësisht shoferi i motomjetit ka humbur jetën, ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

“Më datë 10.06.2026, rreth orës 20:30, në rrugën “Nënë Tereza”, në Laknas, automjeti me drejtues shtetasin E. V., 20 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin L. G., 48 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motomjetit ka humbur jetën, ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit”, njofton policia.